Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FILLOJNË GJYSMËFINALET

Përcaktohen terminet e gjysmëfinaleve të para të playoffit

Foto: FBK

Përcaktohen terminet e gjysmëfinaleve të para të playoffit


19 April, 2024 @12:01

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) duket se ka përcaktuar terminet e ndeshjeve të para të gjysmëfinaleve të playoffit të Superligës. Në faqen zyrtare të FBK-së janë postuar tashmë përballjet dhe faqja ku do të mund të ndiqen statistikat e ndeshjeve, derisa një gjysmëfinale luhet të shtunën e një të dielën.

Kështu, përballja Peja-Ylli do të luhet më 20 prill me fillim prej orës 17:15, ndërsa ajo Trepça-Prishtina më 21 prill me fillim prej orës 19:00.

PLAYOFF SKEMA

Seritë gjysmëfinale të playoffit të Superligës luhen deri në 3 fitore, ndërsa përparësi të terrenit vendas kanë Trepça dhe Peja ndaj Prishtinës e Yllit. Sistemi i ndeshjeve të serisë gjysmëfinale të playoffit është vajtje-ardhje, 1-1-1-(1)-(1), me dy të fundit nëse paraqitet nevoja për tu zhvilluar. 

Derisa Trepça e Peja pushuan, duke siguruar direkt playoffin nga plasmani i tyre në stinor të rregullt, Prishtina eliminoi Vëllaznimin në çerekfinale 2-1, kurse Ylli Bashkimin 2-0.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga