Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA MALI I ZI

Përforcim i ri te Bashkimi

Përforcim i ri te Bashkimi


3 February, 2021 @17:17

Bashkimi ka marrë përforcim të radhës në skuadër.

Ekipi prizrenas para ndeshjes së parë në “Final 8” të Kupës së Kosovës ka arritur marrëveshje me lojtarin malazez, Milos Latkovic.

Basketbollisti 27-vjeçar që vjen nga ekipi i Teodos, i lindur në Cetinje do të përforcojë skuadrën portokallezi të Prizrenit.

Latkovic luan në pozitën e shuterit, dhe në sezonin aktual ka pasur mesatare prej 8.2 pikëve për ndeshje, 4.8 kërcimeve dhe 3.2 asistimeve.

Ai më parë ka luajtur edhe në ABA ligë duke qenë pjesë e Mornarit ndërsa ka edhe përvojë ndërkombëtare duke qenë se ka luajtur në disa liga të huaja.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga