STARA ZAGORA

Foto: balkanleague.net
Përforcohet rivali i Bashkimit
18 February, 2016 @13:50
Vetëm disa ditë pasi që Bashkimi paralajmëroi përforcimin e ri në skuadër para ndeshjes ndaj Beroes, edhe këta të fundit e kanë bërë sot të njejtën.
Beroe ka shtuar në radhët e veta playmakerin Plamen Aleksiev, me të cilin ka nënshkruar deri në fund të këtij stinori. Aleksiev ka pasur mesatare prej 13.4 pikëve, 5.7 asistimeve dhe 2.9 kërcimeve në elitën bullgare, derisa ka qenë pjesë e Cherno Mores deri sot.
Bashkimi ditë më parë lajmëroi ardhjen e Rokas Uzasit në skuadër, ndërsa ekipet në fjalë takohen më 23 shkurt në Stara Zagora të Bullgarisë.