CHAMPIONSHIP

Përfundon sezoni në Championship, caktohen çiftet e Play Off-it
8 May, 2023 @18:04
Në mënyrë tejet dramatike ka përfunduar sezoni në Championshipin anglez.
Ndonëse dihej se kush do të ngjitej direkt në Premier League, luftë interesante ishte për pozitën e gjashtë, që dërgon në gjysmëfinale të Play Off-it në luftë për ngjitje në Premier League.
Në luftë për vendin e gjashtë deri në fund sot ishin Millwalli, WBA, Blackburni e Sunderland, e në fund synimin e arriti skuadra e Sunderlandit, që e fitoi ndeshjen e vet, ndërkohë që edhe rezultatet në ndeshjet tjera i shkuan për shtati.
RENDITJA PËRFUNDIMTARE E CHAMPIONSHIPIT
Kështu, në Premier League direkt do të ngjiten Burnley i Aro Muricit dhe Sheffield United, ndërkohë çiftet gjysmëfinale të Play Off-it janë:
Luton vs. Sunderland (13 maj & 16 maj)
Middlesbrough vs. Coventry (14 maj & 17 maj)
Gjysmëfinalet luhen me sistem të ndeshjeve kthyese në datat e lartcekura, e më pas finalja (1 ndeshje) mes dy fituesve të gjysmëfinaleve luhet në Wembley më 27 maj.
Ndërkohë, nga Championshipi në League One kanë rënë skuadrat Reading, Blackpool dhe Wigan.