Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERGIE

Përsëri i gjuhet gjyqtarëve

REUTERS/Dylan Martinez

Përsëri i gjuhet gjyqtarëve


21 January, 2013 @11:20

Sir Alex Ferguson ishte alarmuar pasi që gjyqtari anësor në ndeshjen e djeshme nuk e dha një penallti kur sulmuesi anglez, ëayne Rooney, u rrëzua në zonën e rrezikshme. 

“Anësori në atë anë nuk referoi asgjë për ne tërë ditën. Për mua është paraqitje e dobët e tij. Nuk pamë penallti, pas rrëzimit të Rooneyt dhe disa vendime tjera, nuk e di,” ka thënë ndër të tjera Ferguson pas barazimit të djeshëm me Tottenhamin, barazim ky që erdhi në sekondat e fundit të ndeshjes. 

“Ne kemi histori me atë. E mbajmë mend nga ndeshja me Chelsean, vite më parë, kur nuk ngriti flamurin derisa Didier Drogba ishte gati 2 metra jashtë loje,” ka shtuar Ferguson kritikat e tij ndaj anësorit Beck. 

Federata angleze është shumë e ashpër në kritika të këtij lloji dhe pritet të reagojë pas deklaratave tendencioze të Fergusonit. 


 
Të gjitha lajmet nga