Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA - BASHKIMI

Pesë lojtarë me pikë dyshifrore, Peja bindëse ndaj Bashkimit

Pesë lojtarë me pikë dyshifrore, Peja bindëse ndaj Bashkimit


27 January, 2021 @16:36

Një fitore më e lehtë se që pritej për Pejën ndaj Bashkimit sot!

Pejanët dominuan që nga fillimi i ndeshjes dhe fitorja nuk ishte në dyshim për asnjë moment, e në fund rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 95-58.

26-17 dhe 22-8 përfunduan dy çerekët e parë, rezultate këto që i dhanë komoditet pejanëve në pjesën e dytë dhe fitorja ishte e pashmangshme.

TABELA AKTUALE

Pesë lojtarë te Peja patën pikë dyshifrore sot. Prej tyre më së shumti shënuan Dardan Berisha dhe Dion Dixon, nga 19 secili. Përveç tyre, te pejanët duhet përmendur edhe Brandon Walters, i cili sot luajti me double-double prej 18 pikëve e 13 kërcimeve.

Sa i përket Bashkimit, te prizrenasit sot Musab Mala dhe Endrit Hysenagolli ishin koshashënuesit më të dalluar. Që të dy shënuan nga 13 pikë, ndërkohë Hysenagolli pati edhe 11 kërcime, duke kompletuar kështu një double-double personal.

Me një ndeshje më shumë se Prizreni e Rahoveci, Peja është në krye të tabelës momentalisht, kurse Bashkimin kjo humbje e lë në vendin e pestë, aty ku ishte.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga