VËLLAZNIMI

BOROZANI/ Erdis Driza
Petar Jovanovic te Vëllaznimi
20 September, 2014 @19:55
Petar Jovanovic është basketbollisti i katërt i huaj dhe përforcimi më i fundit të skuadrës së Vëllaznimit.
Skuadra e cila në edicionin e ri do të drejtohet nga trajneri Jeton Nixha, pas basketbollistëve të huaj si Ish Sanders, Dino Hodzic dhe Vladimir Osmajic, të cilët janë paralajmëruar më parë si përforcim, në ditën e fundit të afatit kalimtar ka siguruar transferimin edhe të basketbollistit malazias, Petar Jovanovic.
Jovanovic është basketbollist i pozitës 2, ndërsa më parë ka luajtur edhe për skuadrën Lovcen nga Mali i Zi.
Gjakovarët, përveç emrave të lartpërmendur nga kontingjenti i lojtarëve vendorë kanë angazhuar edhe Besnik Azemin, Imer Tahirin e Korab Prekazin nga Trepça, si dhe Qëndrim Ajazajn nga Bashkimi.