MOSPËRFILLJA E OBLIGIMEVE

balkanleague.net
Pezullohet Kumanova
12 December, 2014 @14:50
Skuadra e Kumanovës, që u mposht nga Peja në xhiron e shkuar të Balkan League, është pezulluar përkohësisht nga kjo ligë, ka njoftuar në faqen zyrtare të saj liga ballkanike sot.
Sipas njoftimit të dhënë në këtë faqe thuhet se ekipi maqedon nuk ka përmbushur obligimet sipas rregullave të BIBL dhe nuk e ka respektuar as rregulloren e marketingut dhe medias.
Për këtë, edhe pas disa njoftimeve të mëhershme, drejtuesit e BIBL, duke e njoftuar edhe Federatën e Basketbollit të Maqedonisë, kanë bërë të ditur se ekipi nuk do të ketë të drejtë loje, derisa nuk i përmbush të gjitha obligimet e kërkuara nga liga në fjalë.
Kumanova bën pjesë në Grupin A me Pejën dhe dy disfatat këtë stinor i ka përjetuar nga verdhezinjtë.
Shiko tabelën dhe rezultatet e deritashme të BIBL