BOREA-BASHKIMI
BOROZANI/Arian Paçarizi
Pjesa e parë e furishme, sjell fitoren e Bashkimit
19 March, 2018 @20:58
Bashkimi ka shënuar fitore të lehtë në përballjen e xhiros XXIII ndaj Boreas sonte në Pejë. Borozani.com
Ekipi prizrenas me paraqitje fantastike të Mikaile Tmusicit në pjesën e parë thuajse ka siguruar fitoren, ndërsa në pjesë të dytë duke luajtur me disa lojtarë nga banka ka çuar ndeshjen në përfundimtaren 101-119.
Tmusic ka pasur ndeshje të jashtëzakonshme sot në pjesë të parë, duke shënuar 32 pikë, ndërsa në pjesë të dytë ku u angazhua pak shtoi edhe tre pikë tjera për të përfunduar takimin me 35 pikë. Ai ka shtuar edhe 4 kërcime e 4 asistime dhe 3 topa të rrëmbyer në performancën e tij.
Altin Morina ka përfunduar ndeshjen me double-double, duke shënuar 20 pikë e 10 asistime, ndërsa pikë dyshifrore kanë shënuar edhe katër lojtarë tjerë (Aaron Moss 11, Ergin Grosha 13, Vincent Zollo 11 dhe Eric Stutz 11). Përndryshe Moss ka regjistruar përsëri triple-double në ndeshje!
Te Borea CJ Carter me 18 pikë e 10 kërcime si dhe Blendi Matoshi me triple-double 26 pikë, 11 asistime dhe 11 kërcime nuk kanë mjaftuar për të bërë befasinë.