Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA - LIPJANI

Plantak 100%, Trepça hyn në Vit të Ri me fitore

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Plantak 100%, Trepça hyn në Vit të Ri me fitore


20 December, 2019 @19:13

Skuadra mitrovicase, Trepça, ka regjistruar një fitore të lehtë kundër Lipjanit, duke e mposhtur me rezultat 102-56.

Nga fillimi i ndeshjes e deri në fund, djelmoshat e trajnerit Neven Plantak, dominuan në parket, derisa për herë të dytë në këtë stinor shënuan mbi 100 pikë në një ndeshje.

Shtatë lojtarë te Trepça luajtën me pikë dyshifrore, derisa prej tyre u dalluan DJ Hanes dhe Besnik Azemi me nga 15 pikë dhe Malik Irwin me 13 pikë e 9 kërcime.

Te Lipjani u veçuan Fazli Vitia me 23 pikë, 14 kërcime e 5 asistime dhe Besmir Nuli me 17 pikë.

TABELA AKTUALE

Trepça për herë të parë në këtë sezon arriti dy fitore rresht, gjë që ndodhi pas ardhjes së trajnerit Neven Plantak dhe kështu skuadra mitrovicase përkohësisht largohet nga zona e rrezikshme me bilanc prej 4 fitoreve e 12 humbjeve.

Lipjani e mbylli stinorin vjeshtor pa fitore, me 16 humbje.


 
Të gjitha lajmet nga