Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI A: POLONIA - VENEZUELA

Polonia nuk gabon kundër Venecuelës

FOTO/ fiba.com

Polonia nuk gabon kundër Venecuelës


31 August, 2019 @11:57

Ndeshja e dytë e ditës së parë në Kampionatin Botëror, përfundoi me fitoren e Polonisë kundër Venecuelës me rezultat 80-69.

Venecuela vetëm çerekun e parë arriti të përballet me Poloninë, ku e përfunduan 10 minutëshin e parë në epërsi (22-24).

Më pas polakët në çerekun e dytë pësuan vetëm 12 pikë dhe nuk e lëshuan më epërsinë deri në fund.

Pesë lojtarë te Polonia luajtën me pikë dyshifrore, prej tyre u dallua më së shumti Michal Sokolowski me 16 pikë, kurse te Venecuela Pedro Chourio me 15 pikë.

Polonia në ndeshjen e dytë do të takohet me Kinën, ndërsa Venecuela me Bregun e Filishtë.


 
Të gjitha lajmet nga Kina 2019