Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MATCH REPORT: PONTE PRIZRENI - BASHKIMI

Ponte Prizreni fiton derbin lokal, thellon krizën e Bashkimit

Ponte Prizreni fiton derbin lokal, thellon krizën e Bashkimit


9 December, 2020 @17:05

Bashkimi me humbjen e sotme ndaj Ponte Prizrenit ka regjistruar humbjen e pestë me radhë në Superligë, pas startit me fitore.

Ponte Prizreni në anën tjetër është ngritur në klasifikim dhe ka neutralizuar bilansin në 3-3, duke e mposhtur rivalin lokal me rezultat 81-77 [19-28, 19-15, 23-17, 20-17].

Epërsia nëntë pikëshe e Bashkimit krijuar në çerekun e parë, dalëngadalë por sigurt u shkri nga bardhezinjtë, të cilët me ngulm kërkuan fitoren dhe e arritën në fund.

Pejani Arti Hajdari ka qenë më efikasi te ekipi i drejtuar nga Arbnor Rifati. Ai ka shënuar 28 pikë në fitoren e ekipit të tij duke mos pushuar për asnjë minutë lojë.

Ai ka shënuar edhe 5 treshe sot nga 11 tentime, derisa ka dhënë 2 asistime e ka regjistruar 6 kërcime në këtë fitore të rëndësishme.

Përndryshe, më i dalluari në ndeshje ka qenë Joshua Martin që ka luajtur me 13 pikë, 17 kërcime, 4 asistime dhe hiq më pak se 4 bllokada në këtë fitore, për të përfunduar lojën me indeks efiçence, 29.

TABELA AKTUALE

Qendra Urim Zenelaj përkundër se s’ka shënuar sot shumë pikë, 7, ka regjistruar 10 kërcime e 3 bllokada në përballjen ndaj ish-ekipit.

Te Bashkimi nga forcat vendore të skuadrës pos Musab Malës, të tjerët as nuk u dukën efektiv në lojë.

Malazezi Nikola Vukcevic dha 24 pikë e 4 asistime, ndërsa Musabi shënoi 18 pikë, 5 asistime e 6 kërcime në këtë ndeshje.

Përforcimi i posardhur te portokallezinjtë Juljan Hamati luajti me 2 pikë, 6 kërcime e 1 top të rrëmbyer nmë përballjen e parë të tij me skuadrën e re, derisa trajneri Illmen Bajra i dha mbi 18 minuta mundësi në parket.

Fitorja bën Prizrenin që të rregullojë bilansin nga 2-3 në 3-3, derisa për Bashkimin duket se duhet një këndellje pasi që tashmë bilansi i skuadrës bëhet më i dobëti në Superligë, 1-5.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga