BAYERN - PSG

Pozitiv me COVID-19, mungon në dy ndeshjet ndaj Parisit
6 April, 2021 @17:55
Një lajm aspak i mirë për Bayernin.
Futbollisti Serge Gnabry ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19 dhe rrjedhimisht do t’i mungojë skuadrës në të dyja ndeshjet që Bayerni i luan ndaj PSG-së në kuadër të Champions Leagues.
Ndeshjen e parë Bayerni ndaj Parisit e luan nesër (7 prill), kurse ndeshjen kthyese e luan më 13 prill. Në të dyja këto dy ndeshje si dhe në ndeshjen e fundjavës në Bundesligë, Gnabry do t’i mungojë skuadrës.
Për më tepër, Bayerni në këto ndeshje do të jetë edhe pa Robert Lewandowskin.