Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA INFORMATORI NR 25

Prishtina dënohet për mosvendosje flamuri të Kosovës

Foto: KBPrishtina/ fb

Prishtina dënohet për mosvendosje flamuri të Kosovës


16 March, 2023 @19:28

Nga përballjet e xhiros XXV të Superligës në basketboll, është dënuar vetëm një ekip dhe ajo është liderja e kampionatit, Prishtina. Ekipi i KB Prishtinës është dënuar nga KG i FBK-së me 200 euro për shkak të mosvendosjes së flamurit të Kosovës, ka bërë të ditur Informatori Nr 25 i Superligës.

Dënimet tjera të lojtarëve/trajnerëve/ekipeve janë për gabime teknike, ndërsa KB Prishtina është bërë skuadra e vetme që ka marrë një dënim tjetër këtë xhiro.

“KB Prishtina dënohet me 200 euro konform nenit 48.11 të PG-së,” ka bërë të ditur në Vendim.

Sa i përket teknikeve të përgjithshme, atyre josportive dhe diskualifikuese, janë dënuar: Damonte Dodd (Vëllaznimi) 100euro, Samardo Samuels (Bashkimi) 100euro + 200euro, Edin Kërveshi (Prizreni) 200euro, Ahmet Kandemir (Prishtina) 100 euro dhe KB Trepça me 100 euro.

Gjithashtu në raportin e ndeshjes Prishtina-Trepça është regjistruar ankesa e KB Trepçës për: aktivizimin e lojtarit Rezart Memedi, për të cilin është thënë se në fillim të kampionatit nuk ka qenë as lojtar vendor as i huaj, dhe gabim material i mos referimit të faullit ndaj lojtarit Amin Hot, i fauluar nga Dustin Thomas dhe Jan Palokaj.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga