DUELI I MBETUR I XHIROS I

Foto: FBK
Prishtina dhe Trepça nesër nisin Superligën
25 September, 2018 @19:24
Dy skuadrat më të trofeshme aktualisht pjesëmarrëse në Superligë, Prishtina dhe Trepça do të nisin stinorin e ri nesër mbrëma.
Për shkak të ndeshjes së Ligës së Kampionëve në basketboll, Prishtina kishte shtyer ndeshjen me Trepçën, që duhej të luhej në fundjavë në kuadër të xhiros së parë, ndërsa sot u bë e ditur se termini i ndeshjes është nesër mbrëma, e mërkurë me fillim prej orës 19:30.
Shiko: TABELA AKTUALE
Prishtina, fituese e Kupës aktualisht dhe e stërpërforcuar do të përballet me Trepçën që ka kthyer thuajse të gjithë lojtarët mitrovicas në ekip dhe ka lajmëruar 4 përforcime të huaja, do të luajnë ndeshjen e parë të tyre të Superligës nesër.