TOP 10 PERFORMANCES OF GAMEWEEK I
BOROZANI/Arkiv
TOP 10-shja e javës në Superligë (I)
24 September, 2018 @19:05
Pas ndeshjeve të xhiros së parë të Superligës në basketboll, Eurobasket.com ka përzgjedhur TOP lojtarët e xhiros së parë të Superligës.
Më i miri i xhiros është përzgjedhur basketbollisti i Rahovecit, Arian Qollaku, i cili ka pasur performancë të jashtëzakonshme në fitoren e ekipit të tij ndaj Boreas si mysafir. Qollaku ka përfunduar takimin me 33 pikë, 10 kërcime në fitoren me 16 pikë dallim të ekipit të tij.
Pas tij, në renditje ka qenë edhe një lojtar i Rahovecit. Rron Grapci që kreu ndeshjen me double-double prej 19 pikëve dhe 12 kërcimeve ka qenë lojtari i dytë më i mirë i javës.
Ndërsa i treti është renditur Robert Jones III i Yllit, që ka qenë ndër më të mirët e ekipit të tij në fitoren e madhe ndaj Bashkimit, duke shënuar 21 pikë dhe 6 kërcime në proces.
Të tjerët janë renditur kështu: James Stanback (Rahoveci), Elliot Cole (Prizreni), Romelo Banks (Ylli), Robert Myles (Borea), Leonard Mekaj (Ylli) dhe Beqë Kovaçi (Borea).