Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINAL FOUR

Prishtina e Galil presin, të tjerët në ‘luftë’

BOROZANI/Erdis Driza

Prishtina e Galil presin, të tjerët në ‘luftë’


27 March, 2014 @13:36

Liga ballkanike ka bërë të ditur në faqen e saj zyrtare terminet e ndeshjeve çerekfinale të skuadrave që përfunduan nga vendi i tretë deri në të gjashtin. 

Dy skuadrat që do të dalin më të mira pas dy dueleve si vendas dhe mysafir do të kualifikohen në Final Four të ligës ballkanike ku i pret kampioni Galil Gilboa dhe Sigal Prishtina. 

Levski apo Kumanova

Kështu, Kumanova-Levski luajnë me 1 prill në Kumanovë, derisa me të tetin e muajit prill në Sofje - ku do të përcaktohet ekipi i parë gjysmëfinalist. 

Teodo apo Balkani

Në anën tjetër, Teodo-Balkan luhet me 2 dhe me 9 prill. Teodo ndeshjen e parë e luan si vendas derisa në të dytën i shkon Balkanit - ku do të përcaktohet gjysmëfinalisti i dytë i Play-Offit. 

Fituesit e këtyre dueleve do të kualifikohen në Final Four bashkë me Galil Gilboan, që përfundoi kampionatin e rregullt në vend të parë dhe Sigal Prishtinën, që me fitoren e mbrëmshme përfundoi e dyta. 

Ende nuk është caktuar se në cilin qytet do të mbahet Final Four i Balkan League, derisa edhe Prishtina, përkundër se në vitin debutues llogaritet si opcion për shkak të organizimit të shkëlqyeshëm të ndeshjeve në BIBL. 

Tabela përfundimtare


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League