KRYEQYTETI
Super Prishtina në Final Four
26 March, 2014 @19:18
Sigal Prishtina ka arritur që të shënojë fitore të madhe ndaj Levskit të Sofjes sonte në Pallatin e stërmbushur të Rinisë dhe të Sporteve, 77-68.
Levski ia nisi mjeshtërisht ndeshjes duke krijuar epërsi të madhe në fund të pjesë së parë, me 17 pikë diferencë, 23-40, por i tërë mundi i tyre u shkri në pjesën e dytë me lojën mahnitëse të prishtinasve që arritën rikthimin madhor duke e mposhtur nënkampionin e dyfishtë dhe në fuqi të BIBL.
Djelmoshat e trajnerit Marin Dokuzovski kanë shkëlqyer në pjesën e dytë të takimit për të mposhtur bullgarët, që ishin më të mirë në pjesën e parë të ndeshjes.
Me këtë fitore Sigal Prishtina ka arritur që të futet direkt në Final Four të Balkan League, duke përfunduar në vendin e dytë të klasifikimit. Ndërsa trajneri i saj Dokuzovski ka vazhduar serinë e pamposhtshmërisë në kryeqytetin tonë.
Lituanezi Aurimas Kieza ka qenë lojtari i ndeshjes me 20 pikë të shënuara, prej të cilave 3 treshe nga 4 tentime. Atij i ndihmoi edhe Tay Waller që gjithashtu shënoi 20 pikë.
Rezultatet dhe tabela përfundimtare e ligës ballkanike.
Statistikat ekipore
Sigal Prishtina | Levski | ||
Çereku i parë | 12 | 19 | |
Çereku i dytë | 11 | 21 | |
Çereku i tretë | 25 | 10 | |
Çereku i katërt | 29 | 18 | |
Kërcime në mbrojtje | 22 | 29 | |
Kërcime në sulm | 10 | 11 | |
Gjithsej kërcime | 32 | 40 | |
Asistime | 21 | 14 | |
Bllokada | 2 | 3 | |
Topa të vjedhur | 8 | 3 | |
Topa të humbur | 6 | 12 | |
Tentime për tre pikë | 9/28 | 7/23 | |
Tentime për dy pikë | 20/41 | 16/36 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 10/13 | 15/21 |
Statistikat individuale te Sigal Prishtina
1 | Aurimas Kieza | 20 pikë | 9 kërcime | |
2 | Tay Waller | 20 pikë | 6 kërcime | 5 asistime |
3 | Blerim Mazreku | 14 pikë | 6 kërcime | 4 asistime |
4 | Dardan Berisha | 8 pikë | 5 kërcime | 5 asistime |
5 | Kendrick Jones | 7 pikë | 6 asistime | 2 kërcime |
6 | Jamar Diggs | 3 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
7 | Alban Veseli | 3 pikë | 1 kërcim | |
8 | Andrejs Selakovs | 2 pikë | 2 kërcime |
Statistikat individuale te Levski
1 | Majkl Djozef Vilkinson | 17 pikë | 8 kërcime | 1 asistim |
2 | Brandon Loyvon Heath | 13 pikë | 6 asistime | 5 kërcime |
3 | Hristo Zahariev | 8 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
4 | Lionel Devanna Chalmers II | 8 pikë | 7 kërcime | 1 asistim |
5 | Nikolay Varbanov | 7 pikë | 8 kërcime | |
6 | Djordje Micic | 5 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
7 | Jumaine Lanar Jones | 4 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
8 | Dimitar Angelov | 3 pikë | 1 asistim | |
9 | Stefan Georgiev | 2 pikë | 2 kërcime | |
10 | Pavel Ivanov | 1 pikë |