Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LEVSKI

Jones, mungon ndaj Prishtinës

Nga ndeshja e Levskit në Karagaç me Pejën/ BOROZANI/Edrin Shkuliqi

Jones, mungon ndaj Prishtinës


26 March, 2014 @15:10

Njëri ndër basketbollistët më të mirë të Levski Sofias, por edhe të ligës ballkanike në përgjithësi, amerikani Jumaine Jones është i infektuar nga virusi dhe nuk do të paraqitet sonte në ndeshjen vendimtare të ekipit të tij ndaj Sigal Prishtinës. 

“Kemi problem të madh pasi që na mungon Jumaine Jones, që është njëri ndër basketbollistët kyq të skuadrës sonë. Ai ka shpirt dhe është ndër basketbollistët më konsistent të ekipit,” ka thënë trajneri bullgar i Levskit, Konstantin Papazov. 

Sidoqoftë, ai nuk është lënë anash për ndeshjen më të rëndësishme të stinorit të rregullt për ekipin bullgar që është edhe nënkampion i ligës ballkanike. 

“Ai është në Kosovë, Prishtinë, me ekipin. Mirëpo, ne nuk do të mund ta shfrytëzojmë atë për shkak të virusit,” ka shtuar Papazov në intervistën e tij me faqen zyrtare të BIBL. 

Papazov ka thënë se vendimi më i rëndësishëm i BIBL në vitet e fundit ka qenë pranimi i ekipeve kosovare në gjirin e saj. 

Jones është lider i kërcimeve në BIBL me 10.2 kërcime për ndeshje, për me tepër ai është njëri ndër basketbollistët më të rëndësishëm të ligës me efiçencë 18.6, i dyti nga të gjithë lojtarët. 


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League