Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAPAZOV

Kosova, sukses më i madh i BIBL

BOROZANI/Edrin Shkuliqi

Kosova, sukses më i madh i BIBL


26 March, 2014 @14:33

Trajneri i Levskit të Sofjes, Konstantin Papazov, i cili sot do të udhëheq ekipin e tij në ndeshje kundër Sigal Prishtinës për kualifikim në TOP 2 të ligës ballkanike ka thurrë lëvdata për ekipet kosovare por edhe për trajnerin Marin Dokuzovski, të cilin e ka mik të vjetër. 

“Mendoj se vendimi më i mirë në histori të ligës ballkanike është vendimi për pranim të ekipeve kosovare në Balkan League, si dhe tejkalimi i kufinjëve politik për të fituar sporti,” ka thënë ai në një intervistë të shkurtër për faqen zyrtare të ligës ballkanike. 

Ai e ka vlerësuar mjaft shumë mikun e tij dhe kundërshtarin e tij të sotëm, Marin Dokuzovski që po udhëheq Sigal Prishtinën para ndeshjes që fillon tre orë më pas. 

“Ai ka qenë pjesë e disa nga sukseseve më të mëdha të mijat. Kam mësuar shumë nga ai, por ka marrë edhe ai diçka nga unë. Mirëpo, sonte s’do të ketë emocione. Sigurisht, ndeshja e sontme do të jetë finale para finales,” ka thënë Papazov. 

Sigal Prishtina dhe Levski Sofia luftojnë sonte për një vend që dërgon në TOP 2 të ligës ballkanike dhe mundëson kualifikimin direkt në Final Four. 

Të dyja skuadrat kanë pikë të njejta dhe fituesi do të kërcejë në vend të dytë. 


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League