LAL-NYK
Lakers shpërtheu tek New Yorku
26 March, 2014 @11:00
New York Knicks përsoi një humbje të rëndë në rrugë për Play Off. Mund të themi se, kjo ishte një befasi për Knicksin, ngase skuadra e Lakersit, është duke e kaluar një stinor katastrofal dhe kanë shumë mungesa për shkak të lëndimeve.
Megjithatë, djelmoshat e trajnerit Mike D’Antoni, e mposhtën kundërshtarin me rezultat të bindshëm 127-96. Ndërsa në çerekun e tretë, skuadra hollywoodiane shënoi 51 pikë, gjë që ishte rekord në histori të klubit.
Xavier Henry luajti me 22 pikë, ku u ndihmua edhe nga Nick Young me 20 sosh, i cili ishte i saktë nga vija e treshit 5 herë nga 6 tentimet e tij.
Në anën tjetër Carmelo Anthony luajti me 29 pikë e 9 kërcime, por nuk ishin të mjaftueshëm për New Yorkun.
Knicksi ka bilanc prej 29 fitoreve e 42 humbjeve, ku janë duke luftuar me Atlantën për pozitën e tetë, ku këta të fundit kanë bilanc prej 31 fitoreve e 38 humbjeve në Konferencën Lindore.