PLAY OUT GAME 1: PRISHTINA E RE - RAHOVECI

FOTO / FBK
Prishtina e Re befason Rahovecin, fiton ndeshjen pa lojtarin kryesor
27 April, 2022 @13:54
Në ndeshjen e parë të Play Outit në kuadër të Superligës, Prishtina e Re ka befasuar Rahovecin, duke e mposhtur me rezultat 93-89.
Rahoveci në çerekun e parë ka krijuar një epërsi prej 11 pikëve, por skuadra prishtinase u këndell menjëherë dhe e ngushtoi epërsinë e vreshtarëve në 5 pikë.
Në çerekun e dytë Rahoveci e ngriti epërsin vetëm 1 pikë dhe e përfundoi pjesën e parë me rezultat 43-49.
Prishtina e Re nuk u dorëzua dhe në çerekun e tretë e ngushtoi epërsinë e vreshtarëve në 1 pikë, 70-71, derisa në çerekun e fundit e sidomos në minutat e fundit, djelmoshat e trajnerit Albert Sylemajni, arritën ta befasojnë kundërshtarin dhe shënuan fitore prej 4 pikëve.
Në mungesë të lojtarit kryesor, Dion Haxhosaj, më të mirët te Pristina e Re ishin Mërgim Jakupi me 24 pikë, Don Polloshka me 21 pikë, 6 kërcime e 5 asistime, Arbër Sinani me 21 pikë e 7 kërcime, Art Islamaj me 13 pikë, 13 kërcime e 6 asistime dhe Adhurim Aliaj me 12 pikë, 8 kërcime e 6 asistime.
Te Rahoveci u dalluan Edmond Kryeziu me 22 pikë, TJ Dunans me 17 pikë, 8 asistime e 7 kërcime, Musab Mala me 16 pikë, 8 kërcime e 7 asistime dhe Makol Mawien me 12 pikë.
Prishtina e Re tani ka një avantazh prej 4 pikëve për në lojën e dytë dhe çdo humbje me më pak se 4 pikë, do t’i dërgon në Superligë.