Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAYOFFS SEMIFINALS: NEW BASKET - PRISHTINA e RE

Prishtina e Re eliminon New Basketin, arrin finalen e PlayOffit

Pamje nga arkivi

Prishtina e Re eliminon New Basketin, arrin finalen e PlayOffit


9 April, 2022 @1:50

Basketbollistët e Prishtinës së Re të drejtuar nga trajneri Albert Sylejmani kanë arritur finalen e PlayOffit të Ligës së Parë, duke e eliminuar skuadrën prizrenase, New Basket.

Prishtina e Re ka fituar edhe ndeshjen e dytë të serisë gjysmëfinale të PlayOffit në Prizren, duke e fituar duelin 91-97 [18-19, 32-23, 19-26, 22-29] për të bërë serinë 2-0 dhe për të arritur finalen.

SKEMA E PLAYOFFIT TË LIGËS SË PARË

Me 25 pikë të shënuara e 7 asistime më efikasi te kryeqytetasit ka qenë Don Polloshka, ndërsa mbi njëzet pikë kanë shënuar edhe Mërgim Jakupi (23) dhe Dion Haxhosaj (21). Ky i fundit ka regjistruar edhe 26 kërcime në këtë duel për të kryer ndeshjen me double-double.

Te NewBasket i drejtuar nga Naser Oskacek nuk kanë mjaftuar as 27 pikët e Jordan Robinson për të ndalë Prishtinën e Re, derisa Hajriz Hazeri kreu lojën me 18 pikë.

Për New Basket këtu përfundon stinori 2021/22, ndërsa Prishtina e Re do të luajë finalen e PlayOffit me Vëllaznimin, që llogaritet favorit për të arritur Superligën direkt këtë stinor nga Liga e Parë. Humbësi i serisë finale të PlayOffit do të luajë ndeshje barazhi me ekipin që përfundon i parafundit në Superligë (Bashkimi ose Rahoveci).


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë