Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA E RE - KERASAN PRISHTINA

Prishtina e Re nuk gabon, vazhdon luftën për Play Off

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Prishtina e Re nuk gabon, vazhdon luftën për Play Off


6 December, 2019 @22:43

Në derbin lokal, Prishtina e Re e mposhti Kerasan Prishtinën me rezultat 109-76.

Djelmoshat e trajnerit Albert Sylejmani e dominuan ndeshjen prej minutës së parë e deri në fund.

Arbër Sinani ishte më i miri te Prishtina e Re me 27 pikë, 7 kërcime e 7 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Engjull Sollova me 17 pikë e 10 asistime e Meriton Ismaili me 16 pikë të tjera.

Te Kerasan Prishtina më i miri ishte Diart Gashi me 13 pikë e 2 kërcime.

TABELA AKTUALE

Lufta për Play Off në Ligën e Parë do të jetë e ashpër, ngase për momentin nga pozita e tretë e deri në të pestën, ekipet janë me pikë të barabarta.

Prishtina e Re gjendet në pozitën e pestë me 4 fitore 3 humbje, kurse Kerasan Prishtina në pozitën e gjashtë me 3 fitore e 4 humbje.

Në xhiron tjetër Prishtina e Re do të përballet me liderin pa humbje Vëllaznimin, kurse Kerasani me Dritën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë