NË KRYEQYTET
Prishtina emëron kapitenin e ri të ekipit
31 August, 2021 @23:19
Skuadra e Prishtinës, një ditë para ndeshjeve të Superkupës së Kosovës, ka bërë të ditur se ka emëruar kapitenin dhe zëvendës kapitenin e ri të ekipit.
Bardhekaltërit, që tashmë kanë drejtor legjendën Edmond Azemi, që ka qenë kapiten historik i ekipit, këtë emërtim me vlerë ia kanë besuar Muhamedali Janjevës 22-vjeçar.
Janjeva pritet të bart barë të madhe të skuadrës, duke qenë se do të bëhet udhëheqës i ekipit në fushë dhe i gjeneratës në ardhje të bardhekaltërve.
Në anën tjetër, zëvendës kapiten të ekipit Prishtina ka emëruar Don Polloshkën, gjithashtu një lojtar që pritet të tregohet në ekip.
Përndryshe, Prishtina nesër do të ketë duelin e vështirë në çerekfinale të Superkupës ndaj rivalit më të madh të saj, Pejës.