BRANIMIR PAVIC
Prishtina është favorite
6 February, 2016 @17:39
Branimir Pavic, trajneri kroat i Pejës, është treguar i matur para përballjes së nesërme ndaj Sigal Prishtinës, në superderbin e basketbollit kosovar.
Ai ka cekur se Sigal Prishtina nuk është ajo që ka qenë në pjesën vjeshtore dhe ia ka dhënë epitetin e favoritit në këtë duel.
“Unë nuk mund të them se do të shkojmë në Prishtinë dhe do t’i mposhtim, sepse të gjithë e dimë se Prishtina ka ndryshuar si skuadër prej dueleve të mëparshmeve kur i kemi mposhtur. Fakti që kemi trimfuar në tri duelet e deritashme në këtë edicion kundër tyre duhet të na motivojë shumë për ndeshjen e së dielës, por ne nuk guxojmë të vetëkënaqemi. Po ashtu ne kemi disa probleme në skuadër, të cilat kanë ndikuar në takimet e fundit që i kemi luajtur, por besoj se të dielën të gjithë do të mobilizohemi për të dëshmuar lojë të mirë, e cila do të na sjell rezultatin pozitiv. Prishtina është favorite në këtë duel, por ne nuk do të dorëzohemi, përkundrazi do të bëjmë më të mirën që të kthehemi me fitore në Pejë, gjithnjë duke e pas parasysh se do të jetë shumë vështirë,” - ka thënë Pavic për faqen zyrtare të FBK-së sot.
Peja ka mposhtur Sigal Prishtinën deri më tani 3 herë këtë stinor. Një në Superkupë dhe dy herë tjera në Superligë. Sigal Prishtina nga janari ka trajner tjetër krahasuar me vitin 2015, ndërsa Peja ende nuk din për humbje nga asnjë skuadër në Superligë këtë stinor dhe ka bilanc 15-0 nga 15 ndeshjet e para.