KBF PRISHTINA - KBF BASHKIMI

Prishtina fiton derbin, Bashkimi larg formës
29 October, 2021 @22:44
KBF Prishtina pas fitores në Superkupë, ka fituar KBF Bashkimin edhe në Ligë, duke e mposhtur bindshëm me rezultat 77-61.
Vashat e Prishtinës nuk e lëshuan në asnjë moment epërsinë dhe e regjistruan një fitore të lehtë në derbi.
Sarah Mgbeike shkëlqeu me 21 pikë, 26 kërcime, 5 asistime, 4 bllokada dhe 3 topa të rrëmbyer, derisa u ndihmua edhe nga Arbnore Përquku me 14 pikë, 10 asistime, 7 kërcime e 2 topa të rrëmbyer, Aisia Robertson me 14 pikë dhe Agnesa Rrahmani me 13 pikë të tjera.
Te Bashkimi u dalluan Irma Konjusha me 15 pikë, Era Shatri me 14 pikë, 9 asistime e 6 kërcime, Ulpiana Emra me 12 pikë dhe Janea Barnes me 11 pikë të tjera.
Prishtina me 4 fitore në 4 ndeshje ngritet në krye të tabelës me një ndeshje më shumë, kurse Bashkimi ka regjistruar humbjen e dytë të stinorit.
Në xhiron tjetër Prishtina luan edhe një derbi kundër Penzës, kurse Bashkimi e pret Trepçën.