Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MATCH REPORT: PRISHTINA - TREPÇA

Prishtina fitoren e parë të stinorit, e arrin ndaj Trepçës

Prishtina fitoren e parë të stinorit, e arrin ndaj Trepçës


1 November, 2020 @20:54

Në ndeshjen e fundit të xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në basketboll, Prishtina e mposhti Trepçën me rezultat 94-76.

Prishtina që nga minuta e parë e deri në fund asnjëherë nuk e lëshoi epërsinë dhe e regjistroi me lehtësi fitoren e parë të sezonit 2020/21 në Superligë.

Te skuadra e Prishtinës gjashtë lojtarë luajtën me pikë dyshifrore, prej tyre u dalluan Arian Qallaku me 14 pikë, 5 kërcime e 5 asistime, derisa Altin Morina ishte shumë afër shifrave triple-double. Ai luajti me 13 pikë, 8 kërcime e 8 asistime.

Ndërsa te Trepça 3 lojtarë luajtën me nga 14 pikë (Mojeed Ewuosho, Ramadan Zekiqi dhe Valdrin Haxhiu) por nuk mjaftuan për fitore.

TABELA AKTUALE

Prishtina e regjistroi fitoren e parë pas humbjes ndaj Pejës në xhiron e parë, kurse Trepça është ende pa fitore.

Në xhiron tjetër Prishtina takohet me Rahovecin, derisa Trepça me Yllin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga