Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DREJT ENBL

Prishtina gati për dy ndeshje në dy ditët e ardhshme

Foto: KBPrishtina/fb

Prishtina gati për dy ndeshje në dy ditët e ardhshme


19 December, 2022 @23:51

Skuadra e Prishtinës ka udhëtuar sot për Poloni, ndërsa nesër e pasnesër do të zhvillojë dy ndeshjet e radhës në kuadër të ligës ENBL.

Bardhekaltërit më 20 dhjetor do të luajnë ndaj Zielona Gorës, në përballjen që nis në ora 18:30, ndërsa më datën 21 dhjetor do të luajnë ndaj Start Lublinit që nis në orë të njëjtë.

Të dyja përballjet do të zhvillohen në palestrën rekreativo-sportive të Zielona Gorës.

Prishtina në dy ndeshjet e para të kësaj lige, ku po debuton, ka pësuar. Në ndeshjet e radhës ekipi i drejtuar nga Murat Bilge do të kërkojë fitoren e parë aty.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga