Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CLARK E STONE VENDOSIN!

Prishtina mposht AEL-in përsëri

Foto: BIBL

Prishtina mposht AEL-in përsëri


25 March, 2024 @23:54

Pas fitores së arritur në Prishtinë, bardhekaltërit kanë triumfuar edhe në Qipro, duke e mposhtur ekipin e AEL-it sonte në kuadër të BIBL me rezultat 67-70.

Prishtina shkëlqeu në çerek të fundit të ndeshjes (14-23) kur bëri dallimin duke shkrirë epërsinë e qipriotëve dhe shënuar mjaftueshëm për të fituar duelin.

Diamond Stone me 28 pikë e 12 kërcime ka qenë i pandalshëm sonte, ndërsa Donte Clark luajti me 19 pikë, 5 asistime e 5 kërcime në fitoren e Prishtinës.

Me fitore, Prishtina bën bilancin 5-2 dhe bashkë me Pejën kanë bilancin më të mirë aktualisht para Final Fourit të BIBL. AEL-i me këtë humbje ka bërë bilancin 5-3.

 


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League