Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINAL 4 @ BIBL 2023/24

Final Four i BIBL në Limasol të Qipros

Final Four i BIBL në Limasol të Qipros


27 March, 2024 @1:08

Liga Ballkanike ka bërë të ditur të martën më 26 mars se Final Four i edicionit të 16 të BIBL do të mbahet në Limasol të Qipros. Në kumtesën e lëshuar në faqen zyrtare të BIBL, është thënë se Limasol do të jetë nikoqir i Final Fourit të garës, ndërsa ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen më 12 prill e finalja më 14 prill.

Nga katër skuadrat pjesëmarrëse në Final Four dy janë nga Kosova, Peja e Prishtina. Dy skuadrat tjera janë AEL nga Limasoli dhe Lovçeni nga Cetinja. Duelet nuk janë përcaktuar ende dhe as ora e ndeshjeve.

Këtë stinor, BIBL ka numëruar në total pesë pjesëmarrës, ku Pljevlja e Malit të Zi është eliminuar, ndërsa katër tjerat kanë shkuar në fazën finale të garës.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League