Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELI VENDIMTAR!

Fituesi i ndeshjes, fiton stinorin e rregullt

FOTO / Prishtina

Fituesi i ndeshjes, fiton stinorin e rregullt


31 March, 2024 @3:05

Në BIBL ka mbetur edhe një duel për tu zhvilluar, ndërsa Prishtina dhe Peja që kanë siguruar Final Fourin në edicionin e 16 të ligës në fjalë, do të luajnë përballjen e fundit të stinorit të rregullt.

Të dyja kanë bilanc 5-2 para kësaj ndeshjeje dhe fituesi i këtij dueli do të përfundojë si fitues i stinorit të rregullt ligën ballkanike, ku aktualisht si lider është organizuesi i Final Fourit, AEL nga Limasoli i Qipros me bilanc 5-3.

Prishtina dhe Peja ndeshenë Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë në përballjen e 5 prillit, para se të vendoset renditja përfundimtare në stinor të rregullt.

Final Fourin në BIBL këtë edicion e kanë siguruar 4 nga 5 ekipet pjesëmarrëse në total, AEL, Prishtina, Peja dhe Lovçeni. Pljevlja është eliminuar nga garat e mëtutjeshme.

Final Four i BIBL zhvillohet në Qipro, ndërsa AEL i Limasolit është nikoqir i ndeshjeve që do të luhen më 12 prill (gjysmëfinalet) dhe 14 prill (finalja).

TABELA AKTUALE:

1. AEL 5-3
2. Prishtina 5-2
3. Peja 5-2
4. Lovçen 4-4
5. Pljevlja 0-8.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League