Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINAL 4 @ BIBL 2023/24

Prishtina në finale të BIBL!

Fotot: BIBL

Prishtina në finale të BIBL!


13 April, 2024 @9:19

Në kërkim të trofeut të tretë të BIBL, Prishtina ka kaluar gjysmëfinalen e Final Fourit të BIBL duke e mposhtur ekipin malazez Lovçen të premten, duke e fituar ndeshjen pastër, 89-69.

Donovan Smith me 14 pikë ka qenë më efikasi te Prishtina, ndërsa Shaheed Davis me 12 dhe Henrik Sirko me 11 të tjera kanë qenë kontribuesit kryesor në fitoren e ekipit të Albert Sylejmanit.

Prishtina

Prishtina në finale luan ndaj AEL-it qipriot, ku këta të fundit në gjysmëfinalen tjetër të Final Fourit fituan Pejën.

Lovçen, të dielën pasdite luan me Pejën ndeshjen për vend të tretë në BIBL.

 


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League