Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELI QË VENDOS NDESHJET E FINAL FOURIT

Çiftet e Final Fourit në BIBL, kuptohen pas rezultatit Prishtina-Peja

Çiftet e Final Fourit në BIBL, kuptohen pas rezultatit Prishtina-Peja


5 April, 2024 @2:56

Përballja e sontme ndërmjet Prishtinës dhe Pejës në kuadër të Ligës Ballkanike do të vendos edhe çiftet e Final Fourit të ligës, ku do të luftohet për titullin kampion të kësaj lige në përballjet që do të luhen prej 12 deri më 14 prill në Limasol të Qipros.

Dy skuadrat nga Kosova që garojnë në BIBL këtë edicion të garave, Prishtina dhe Peja, nesër mbrëma luajnë përballjen e fundit të stinorit të rregullt në Ligë Ballkanike, ndërsa fituesi i ndeshjes do të përfundojë si lider i pjesës së rregullt të stinorit.

Të dyja skuadrat kanë bilanc 5-2, ndërsa fituesi i ndeshjes së nesërme do të bëhet me 6-2 që garanton vendin e parë në stinor të rregullt, ndërsa humbësi është me 5-3 dhe varësisht me bilancin e AEL-it qipriot, do të merr vendin e dytë ose të tretë.

Kështu, fituesi i ndeshjes Prishtina-Peja do të merr vendin e parë në fund të stinorit të rregullt dhe do të luajë ndaj Lovçenit malazez në gjysmëfinale të Final Fourit, ndërsa humbësi i ndeshjes në fjalë do të luajë gjysmëfinale ndaj nikoqirit, AEL Limasol.

Fituesit e gjysmëfinaleve do të luajnë më 14 prill finalen e Final Fourit, për titullin kampion të edicionit të 16. të kësaj lige. Nga Kosova, vetëm Prishtina e ka fituar më parë këtë ligë dhe atë dy herë (2015, 2016).

REFERËT DHE TERMINI I NDESHJES


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League