Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRFUNDIM DRAMATIK I STINORIT TË RREGULLT NË BIBL!

Prishtina pas vazhdimeve mposht Pejën dhe mbyll stinorin e rregullt në vend të parë

Prishtina pas vazhdimeve mposht Pejën dhe mbyll stinorin e rregullt në vend të parë


6 April, 2024 @0:45

Prishtina ka shënuar fitore ndaj Pejës në ndeshjen e fundit të stinorit të rregullt të BIBL dhe me këtë ka siguruar vendin e parë në tabelë, që do t’i sjellë asaj kundërshtar më të lehtë në Final Four.

Ekipi bardhekaltër, përkundër se ka pasur epërsi përgjatë pjesës më të madhe të ndeshjes, në pjesë të dytë ka rënë nga loja dhe Peja ka arritur të barazojë ndeshjen për ta çuar dramën në vazhdime.

Por, aty Prishtina me 16-9 siguroi fitoren e përgjithshme me rezultat 104-97 për të marrë vendin e parë në stinor të rregullt.

Donte Clark dhe Diamond Stone kanë qenë përsëri më të dalluarit te Prishtina, ndërsa i pari dha 23 pikë, 4 asistime e 6 kërcime, i dyti bëri 20 pikë, 2 asistime e 7 kërcime në fitore.

Justin Davis shkëlqeu te Peja. Ai luajti me double-double prej 29 pikëve dhe 12 kërcimeve, por në fund pejanët nuk arritën që të dalin fitues në ndeshje. Pos Justinit, u dallua edhe Davisi tjetër i Pejës, Deandre që dha 19 pikë, ndërsa me 13 pikë lojën e kryen Jimmy Hall e Jetmir Zeqiri.

Kështu, Prishtina si fituese e stinorit të rregullt në gjysmëfinale të Final Fourit do të luajë ndaj Lovçenit malazez më 12 prill, ndërsa Peja do të luajë ndaj nikoqirit, AEL Limasol. Fituesit e këtyre përballjeve më 14 prill do të luajnë finalen e edicionit të 16. të kësaj lige.

TABELA PËRFUNDIMTARE E BIBL:

1. Prishtina 6-2
2. AEL Limasol 5-3
3. Peja 5-3
4. Lovçen 4-4
-
5. Plevlja 0-8.



FINAL FOUR:

Prishtina-Lovçen
AEL-Peja.

 


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League