Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EKIPET KOSOVARE PËRCAKTOJNË LIDERIN E STINORIT TË RREGULLT

Referët dhe termini, Prishtina e Peja luajnë për liderin e stinorit të rregullt

Fotocut: KBPrishtina/ fb

Referët dhe termini, Prishtina e Peja luajnë për liderin e stinorit të rregullt


4 April, 2024 @15:46

Dy skuadrat nga Kosova që garojnë në BIBL këtë edicion të garave, Prishtina dhe Peja, nesër mbrëma luajnë përballjen e fundit të stinorit të rregullt në Ligë Ballkanike, ndërsa fituesi i ndeshjes do të përfundojë si lider i pjesës së rregullt të stinorit.

Të dyja skuadrat kanë bilanc 5-2, ndërsa fituesi i ndeshjes së nesërme do të bëhet me 6-2 që garanton vendin e parë në stinor të rregullt, ndërsa humbësi është me 5-3 dhe varësisht me bilancin e AEL-it qipriot, do të merr vendin e dytë ose të tretë.

Prishtina - Peja luhet më 5 prill (të premten) me fillim prej orës 20:15 në “Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve” ndërsa drejtohet nga treshja e referëve: Ognjen Jokic, Stefan Kurubovic, Stafan Vukovic.

Pasi që të përcaktohen pozitat përfundimtare të stinorit të rregullt në BIBL, ku nga 5 pjesëmarrës në total, 4 kanë shkuar në playoff, ekipet do të udhëtojnë në Qipro, për të luajtur Final Fourin e garës prej 12 deri më 14 prill 2024.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League