Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINAL 4 @ BIBL 2023/24

Peja ra në pjesë të dytë dhe s’arriti finalen!

Fotot: BIBL

Peja ra në pjesë të dytë dhe s’arriti finalen!


13 April, 2024 @9:29

Peja nuk ka arritur të sigurojë biletën për finale të BIBL dje. Ekipi i drejtuar nga Rami Hadari pësoi një rënie në çerek të tretë të ndeshjes dhe nuk arriti të rikthejë duelin më pas, duke humbur kështu mundësinë për të garuar për trofe këtë edicion në BIBL.

Rami Hadar

AEL-i i Limasolit me 30-20 në çerek të tretë bëri dallimin dhe verdhezinjtë përkundër çerekut të katërt më të mirë 20-24 nuk kanë arritur të shkrijnë epërsinë e vendasve dhe organizatorëve të Final Fourit, për të humbur duelin 99-94.

Kështu, AEL-i ka siguruar finalen e Final Fourit dhe lojën për titull kampioni të BIBL 2023/24 ndaj Prishtinës aty, ndërsa Peja do të luajë përballjen për vend të tretë nesër pasdite ndaj Lovçenit malazez.

Rami Hadar

Koshashënuesit më të mirë të Pejës në këtë përballje kanë qenë: Deandre Davis 24, Larry Thomas 23 dhe Jimmy Hall 22.

Nesër pasdite, Peja luan ndeshjen për vend të tretë në BIBL, ndaj Lovçenit malazez.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League