FIBA EUROPE CUP: WURZBURG - PRISHTINA
Prishtina mposhtet në Gjermani
12 December, 2018 @20:47
Përkundër paraqitjes së mirë, veçanërisht në pjesë të parë të ndeshjes dhe luftës në çerek të tretë, Prishtina është mposhtur nga ëurzburgu gjerman që në çerek të fundit s’lejoi befasi për përfundimtaren 95-77.
Wurzburg 10 minutëshin e parë të ndeshjes e përfundoi 24-20, ndërsa në të dytin, Prishtina u këndell paksa me 16-18, për të shkuar në pushim me vetëm 2 pikë minus.
Mirëpo në pjesë të dytë të ndeshjes ëurzburg u tregua më i koncentruar dhe më preciz në rastet që i kishte dhe kështu në fund fitoi me 18 pikë dallim, 95-77.
Katër lojtarë të ekipit gjerman përfunduan ndeshjen me 12 pikë. Johannes Richter, Perry Ellis, Jordan Hulls dhe Mike Morrison shënuan nga 12 secili. E ishi i Prishtinës, Hulls ishte edhe lojtari i ndeshjes te ekipi gjerman, pasi që shtoi edhe 8 asistime e 6 kërcime në fitoren e ëurzburgut të drejtuar nga Denis Wucherer.
Te Prishtina Demario Mayfield përfundoi ndeshjen me 20 pikë, Dardan Berisha shtoi 18, ndërsa Kyan Anderson 17 të tjera, por që në fund nuk mjaftuan.
Në duelin e radhës, Prishtina pret ekipin hungarez Szolonski Olaj më 19 dhjetor 2018.