Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA SIGURON GJYSMËFINALEN NDAJ TREPÇËS

Prishtina në gjysmëfinale, mbyllet stinori për Vëllaznimin

Foto: BIBL

Prishtina në gjysmëfinale, mbyllet stinori për Vëllaznimin


18 April, 2024 @23:35

Pas një çereku të parë të fuqishëm nga Prishtina (33-19) përkundër mundit të treguar Vëllaznimi nuk arriti asnjëherë të rikthehet për të rrezikuar fort epërsinë e bardhekaltërve dhe me 10 pikë dallim në fund, 83-73 Prishtina e drejtuar nga Albert Sylejmani siguroi gjysmëfinalen e playoffit të Superligës.

Prishtina mposhti Vëllaznimin sonte në kuadër të ndeshjes së tretë të serisë çerekfinale të playoffit dhe duke e bërë rezultatin 2-1 në seri, rekord kampionja e Kosovës shkon tutje ku do të takohet me lideren e kampionatit të rregullt, Trepçën.

Sa i përket duelit të sontëm, fjalën kryesore e ka thënë Diamond Stone. Me 28 pikë e 11 kërcime Stone ishte dominant, ndërsa hapi rrugë për Prishtinën për të shkuar tutje. Me 14 pikë u dallua Malcolm Armstead, ndërsa 12 pikë dha Donte Clark.

PLAYOFF SKEMA

Lajmi më i mirë për Prishtinën nga kjo ndeshje pos fitores është shtimi i minutave në lojë për të rikthyer nga lëndimet, Derrick Wilson dhe Dardan Berisha, ku ky i fundit dha 10 pikë në 15 minuta lojë, prej të cilëve ekipi pret shumë në serinë gjysmëfinale.

Për Vëllaznimin që në pjesën e dytë të stinorit u drejtua nga Vladimir Krstic, edicioni 2033/24 u mbyll me disfatën e sontme, ndërsa në lojë u dallua Myreon Jones me 22 pikë, duke shutuar 4/7 për tre pikë si dhe Jordan Dallas me 14 të shënuara.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga