Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DERBI

Prishtina në krye, ndërpren serinë e Pejës

BOROZANI/Erdis Driza/Arkiv

Prishtina në krye, ndërpren serinë e Pejës


28 January, 2015 @22:02

Sigal Prishtina ka arritur të shënojë fitore shumë të lehtë ndaj rivalit të saj më të ashpër në vitet e fundit, në Superligë. 

Ekipi bardhekaltër ka shfrytëzuar maksimalisht mungesat e Pejës në ekip për të korrur fitore të rëndësishme dhe të thellë në fund, me 25 pikë dallim. 

Dardan Berisha ka qenë më i dalluari te ekipi i Sigal Prishtinës, ndërsa është ndihmuar jashtëzakonisht edhe nga Edin Bavcic

E Peja, që e rivalizoi Prishtinën vetëm në çerekun e parë të ndeshjes, më tutje nuk arriti të bëj asgjë më shumë, duke pranuar humbjen dalëngadalë. 

Drilon Hajrizi e Arti Hajdari (13 pikë) janë treguar mjaft në këtë ndeshje për Pejën, mirëpo, mungesa e basketbollistëve për rotacion në ekip, ka bërë të veten te verdhezinjtë, që tashmë kanë ndërprerë serinë prej 13 fitoreve me radhë. 

REZULTATET DHE TABELA AKTUALE



Statistikat ekipore:

Sigal Prishtina Peja
Çereku i parë: 24 20
Çereku i dytë: 49 32
Çereku i tretë: 76 53
Çereku i katërt: 103 76


Statistikat individuale te Sigal Prishtina

1 Dardan Berisha 23 pikë 2 kërcime 9 asistime
2 Jordan Hulls 20 pikë 3 kërcime 6 asistime
3 Edin Bavcic 17 pikë 8 kërcime 1 asistim
4 Julian Mavunga 15 pikë 9 kërcime 2 asistime
5 Edmond Azemi 13 pikë 5 kërcime 5 asistime
6 Blerim Mazreku 5 pikë 1 kërcim 1 asistim
7 Leonard Mekaj 4 pikë 2 kërcime 1 asistim
8 Mërgim Jakupi 3 pikë - -
9 Nikola Vucurovic 3 pikë 1 top i vjedhur 2 asistime


Statistikat individuale te Peja

1 Drilon Hajrizi 23 pikë 4 kërcime 6 asistime
2 Fisnik Rugova 14 pikë 6 kërcime 2 asistime
3 Arti Hajdari 13 pikë 4 kërcime 3 asistime
4 Jozo Brkic 13 pikë 2 kërcime -
5 Blendi Kadusha 7 pikë 3 kërcime 1 asistim
6 Alban Veseli 6 pikë 3 kërcime -
7 Luka Petkovic 0 pikë 1 kërcim 7 asistime
8 Ardit Beqiri 0 pikë 2 kërcime -

 
Të gjitha lajmet nga