PAS LËNDIMIT

Prishtina njofton për gjendjen shëndetësore të futbollistit afrikan
10 June, 2021 @15:41
Futbollisti afrikan i Prishtinës, Samuel Mone, është duke u gjendur nën përkujdesjen e afërt mjekësore, pas lëndimit të pësuar.
Mone ishte lënduar gjatë një seance stërvitore në Gjakovë, ku skuadra bardhekaltër po kalon fazën përgatitore për garat ndërkombëtare.
Sipas njoftimit të klubit, Mone ka kryer një kontroll të detajuar mjekësor dhe nesër do të vendoset se a do të operohet.
Futbollisti në fjalë është i shtrirë në repartin e Oftamologjisë në QKUK, ndërsa atë sot e kanë vizituar kryetari i klubit, Remzi Ejupi, dhe anëtari i bordit, Fikret Maqastena.