PRISHTINA - MOSCOW

Prishtina pa fitore edhe në ndeshjen e katërt
7 November, 2019 @21:52
Vashat e Prishtinës e regjistruan edhe humbjen e katërt në Euro Cup Women.
Prishtina u mposht kundër MBA Moscow me rezultat të thellë 42-101.
Anastasia Logunova ishte më e dalluara te skuadra ruse me 19 pikë, kurse te Prishtina Irma Konjusha me 18 pikë, 7 asistime e 5 kërcime.
Kjo ishte humbja e katërt rresht e Prishtinës, derisa fitorja e katërt rresht e MBA Moscow.
Ndeshja e radhës e Prishtinës do të jetë më 27 nëntor kundër Sparta&k M.R. Vidnoje.