PEJA - RAHOVECI

FOTO / Korniza Studio
Rahoveci mposht Pejën, vazhdon kryesimin
7 November, 2019 @21:18
Nënkampioni i Superligës, Rahoveci, duke e mposhtur Pejën me rezultat 75-83, ka vazhduar të jetë në krye të tabelës.
Fituesi i këtij dueli u caktua në çerekun e fundit të ndeshjes, ku më të koncentruar ishin lojtarët e Rahovecit.
Te Rahoveci u dalluan me nga 16 pukë, Chris Bradford dhe Javis Howard, derisa u ndihmuan edhe nga Alban Veseli me 15 pikë dhe Jure Gunjina me 14 pikë e 11 kërcime të tjera.
Te Peja u veçuan Malcolm Armstead me 18 pikë e 10 asistime dhe Henrik Sirko me 17 pikë e 14 kërcime.
Rahoveci me 7 fitore e 1 humbje gjendet në krye të tabelës, kurse Peja ka bilanc prej 4 fitoreve e 4 humbjeve.
Në xhiron tjetër Rahoveci takohet me Prishtinën, derisa Peja me Prizrenin.