DRITA - VUSHTRRIA

FOTO / Arkiv
Drita regjistron fitoren e parë të stinorit
6 November, 2019 @21:36
Skuadra gjilanase Drita, ka regjistruar fitoren e parë të stinorit, duke e mposhtur Vushtrrinë me rezultat 100-63, në kuadër të Ligës së Parë të Kosovës në basketboll.
Drita nga minuta e parë e deri në fund të ndeshjes e kishte kontrollin dhe kështu pa problem e mposhti kundërshtarin.
Bardh Jakupi ishte më i dalluari te Drita me 28 pikë, 13 kërcime e 4 asistime, derisa mori ndihmë edhe nga Laurant Ibrahimi me 17 pikë e 7 kërcime, Milaim Jetishi me 15 pikë dhe Kushtrim Bajraliu me 12 pikë e 15 kërcime.
Në anën tjetër te Vushtrria u veçuan Albion Imeri me 22 pikë, Engjëll Ramaj me 18 pikë dhe Albelard Rashiti me 10 pikë të tjera.
Drita e regjistroi fitoren e parë të stinorit krahas dy humbjeve që i ka, kurse Vushtrria ka 1 fitore e 3 humbje.
Në xhiron tjetër Drita takohet me Borean, derisa Vushtrria pushon.