FERONIKELI - BASHKIMI
TOPSPORTI / Arian Paçarizi
Bashkimi në formë, e katërta rresht
7 November, 2019 @20:52
Ekipi prizrenas Bashkimi vazhdoi formën e mirë edhe në ndeshjen kundër Feronikelit.
Djelmoshat e trajnerit Illmen Bajra, pjesën e parë të ndeshjes e kaluan me rezultat të ngushtë me skuadrën nga Drenasi, derisa çereku i tretë ishte vendimtar për Bashkimin, duke shënuar 38 pikë dhe pësuar 16, e krijuan epërsinë dhe nuk e lëshuan deri në fund të ndeshjes, për ta mposhtur kundërshtarin me rezultat 83-106.
Që nga transferimi i tij te skuadra portokallezi, Stevie Clark në çdo ndeshje po e bën dallimin në parket. Ai përsëri ishte lojtari i ndeshjes me 38 pikë, 5 kërcime e 5 asistime, derisa mori ndihmë edhe nga Corey Ross me 27 pikë, 13 kërcime e 6 asistime dhe Terik Bridgeman me 15 pikë e 10 kërcime.
Te Feronikeli u dalluan Arti Hajdari me 30 pikë e 8 kërcime dhe Ty Garland me 24 pikë të tjera.
Kjo ishte fitorja e katërt rresht dhe gjashta në total për Bashkimin në 8 ndeshjet e zhvilluara, kurse Feronikeli pas 2 fitoreve rresht e regjistroi humbjen e pestë të stinorit krahas 3 fitoreve që i ka.
Në xhiron tjetër Bashkimi takohet me Lipjanin, kurse Feronikeli me Yllin.