Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TERMINI I RI I NDESHJES

Prishtina-Rahoveci, zhvillohet nesër

Prishtina-Rahoveci, zhvillohet nesër


4 December, 2022 @23:44

Përmes një njoftimi të botuar sonte, KB Rahoveci ka bërë të ditur se ndeshja ndaj KB Prishtinës do të luhet nesër mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.

Ndeshja që u desht të luhej sonte, u shty për shkak të mungesës së sigurisë. Prishtina e mohoi këtë duke lëshuar një reagim dhe duke e quajtur veprimin e gjyqtarit Artan Gashi, inatçor!

Bile, Prishtina në këtë reagim të lëshuar kishte kërcënuar me moszhvillimin e ndeshjes dhe mosorganizimin e Superkupës!

 

 

Ndeshja Prishtina-Rahoveci që i takon xhiros XIII të Superligës do të luhet nesër mbrëma me fillim prej orës 19:00.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga