PJESA E PARË
Prishtina shkon me disavantazh minimal në pushim
13 December, 2016 @19:30
Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Kumanovës dhe Sigal Prishtinës ka përfunduar me rezultat të ngushtë 36-35.
Ishte basketbollisti me përvojë i Kumanovës, Aleksandar Kostoski, ai i cili shënoi treshe në sekondën e fundit të pjesës së parë për këtë rezultat, ndërsa para tij Prishtina kishte kaluar për herë të parë në epërsi me pikët e Edmond Azemit (33-35).
Koshashënuesi më i mirë i Prishtinës në këtë periudhë u bë qendra amerikane, Malcolm Rhett, i cili shënoi 13 pikë.