Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMPIONI NUK NDALET

Prishtina shuan Yllin

Prishtina shuan Yllin


27 February, 2016 @20:05

Sigal Prishtina ka shënuar edhe fitoren e 13 me radhë në të gjitha garat duke e mposhtur sonte Yllin e Suharekës, me rezultat komod. 

Fitorja e bardhekaltërve nuk është vënë asnjëherë në dyshim sonte, derisa ata krijuan epërsi të madhe qysh në fund të çerekut të parë të ndeshjes. 

E pastaj edhe me lojë atraktive çuan lirshëm takimin në fund për të shënuar fitoren e 14 të këtij stinori në Superligë. 

Andrew Warren ka qenë më efikasi te Sigal Prishtina me 28 pikë të shënuara, ndërsa tre pikë më pak se ai i shënoi Jason Washburn. Sidoqoftë, Dardan Berisha ka qenë i vetmi që ka kryer ndeshjen me double-double, ku shënoi 13 pikë dhe shpërndau 15 asistime. 

Në anën tjetër te Ylli, që luajti me 6 lojtarë tërë ndeshjen më efikasi ka qenë Urim Zenelaj me 37 pikë dhe 21 kërcime të regjistruara. 

Sigal Prishtina pas kësaj ndeshjeje ka bilanc 14-3 në Superligë dhe gjindet në pozitën e dytë, derisa Ylli 7-11 dhe është i pesti në klasifikim. 



Statistikat ekipore

Sigal Prishtina Ylli
Çereku i parë 36 18
Çereku i dytë 31 24
Çereku i tretë 23 26
Çereku i katërt 18 26
Kërcime 29 32
Asistime 43 20
Bllokada 5 1
Topa të vjedhur 16 13
Topa të humbu 21 22
Tentime për tre pikë 10/26 7/18
Tentime nga loja 46/75 37/71
Tentine nga gjuajtjet e lira 6/6 13/28


Statistikat individuale te Sigal Prishtina

1 Andrew Warren 28 pikë 4 asistime 3 topa të vjedhura
2 Jason washburn 25 pikë 5 kërcime 3 topa të vjedhura
3 Dardan Berisha 13 pikë 15 asistime 8 kërcime
4 Mohamed Abukar 11 pikë 6 asistime 3 kërcime
5 Gerti Shima 8 pikë 4 kërcime 1 asistim
6 Rinor Peci 8 pikë 2 asistime 1 kërcim
7 Edmond Azemi 6 pikë 2 kërcime 1 top të vjedhur
8 Willie Kemp 5 pikë 10 asistime 2 kërcime
9 Gazmend Sinani 2 pikë 3 kërcime 3 asistime
10 Mergim Jakupi 2 pikë - -


Statistikat individuale te Ylli

1 Urim Zenelaj 37 pikë 21 kërcime 2 asistime
2 Montrael Scott 18 pikë 3 asistime 3 topa të vjedhura
3 Altin Morina 16 pikë 8 asistime 5 topa të vjedhura
4 Erris Nushi 13 pikë 3 asistime 3 topa të vjedhura
5 Egzon Kuqi 10 pikë 3 kërcime 3 asistime
6 Egzon Berisha 0 pikë 2 kërcime 1 asistim

 
Të gjitha lajmet nga