Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI - PRISHTINA

Prishtina s’lejon rikthimin e Rahovecit dhe i kthehet fitores

Pamje nga ndeshja e sontme/ Foto: KBRahoveci/fb

Prishtina s’lejon rikthimin e Rahovecit dhe i kthehet fitores


15 October, 2022 @19:08

Përkundër mundit të madh të treguar në çerek të fundit të ndeshjes dhe afrimit në 2 pikë, 8 minuta para fundit të ndeshjes, 65-67, Rahoveci nuk ka arritur të kap momentumin për të bërë më shumë ndaj rekord-kampiones së Kosovës, Prishtina dhe në fund u mposhtë 82-88 [24-25, 15-20, 19-22, 16-17].

Ndërsa kur edhe Chris Seeley, që ishte më efikasi te Rahoveci u ndëshkua me personalen e pestë 4 minuta para fundit të ndeshjes, atëherë gjithçka u bë edhe më e lehtë edhe më e realizueshme për Prishtinën, që shkoi pa telashe te fitorja e katërt sezonale.

TABELA AKTUALE

Gjashtë lojtarë të Prishtinës shënuan pikë dyshifrore në fitore, ndërsa më së shumti dhanë Jan Palokaj e Dustin Thomas, nga 17 secili. Bile, ky i fundit kreu lojën me double-double, pasi që shtoi edhe 10 kërcime në llogari të tij.

Te vreshtarët, që s’arritën ta rrëzojnë kundërshtarin sonte Chris Seeley me 16 pikë, 8 kërcime e 4 asistime ka qenë më i dalluari. Ndërsa 13 të tjera e 8 asistime i shënoi Jahii Carson, që në fund dolën të jenë të pamjaftueshme për fitore.

Për tu theksuar, në ekip të Prishtinës sonte nuk figuroi Dardan Berisha!

Pas këtij dueli, Rahoveci bën bilancin 1-5, ndërsa Prishtina 4-2.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga