Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDOSET NË POLONI

Prishtina-Szczecin mbyllet me barazim!

Prishtina-Szczecin mbyllet me barazim!


8 March, 2023 @21:06

Me barazim 64-64 është mbyllur dueli i parë çerekfinal i ENBL-së ndërmjet Prishtinës dhe Szczecinit polak. Bardhekaltërit vendas kishin mundësi të mirë për të fituar duelin, por në sulmin e fundit polakët me një mini-hapësirë kanë barazuar përmes Kostrezewski kur barazoi rezultatin. Edhe një mundësi e Prishtinës, por Wilson s’arriti të shënojë për tu mbyllë ndeshja baraz!

Nate Grimes @ Prishtina

Pra, ndeshja e kthimit për Prishtinën që do të luhet në Poloni, do të jetë vendimtarja për Final 4 të garës. Kujtojmë, Prishtina është duke debutuar në ENBL këtë stinor dhe ka arritur të dalë nga Grupi A, për të siguruar vend në fazën eliminatore të garës.

Plisat

Sa i përket lojës, detajet tepër të vogla vendosnin, ndërsa pas dy çerekëve të parë me shumë pak pikë, në pjesë të dytë ndeshja disi u hap dhe ekipet menzi arritën te rezultati përfundimtar me pak më shumë se 60-pikë të shënuara. Kjo falë edhe mbrojtjeve, por edhe josaktësisë për tri pikë, veçanërisht në 20-minutat e para të lojës.

Derrick Wilson

Më efikasi te Prishtina në këtë ndeshje ishte Both Gach që dha 19 pikë, 2 asistime e 2 kërcime, ndërsa Derrick Wilson luajti me 14 pikë, 2 asistime e 4 kërcime. Me 11 të shënuara ndeshjen e kreu Nate Grimes, që bëri edhe 2 asistime e 6 kërcime në proces.

Prishtina vs. Szczecin

Te ekipi polak Mateusz Kostrzewski ka qenë më efikasi me 18 pikë të shënuara, ndërsa ka bërë edhe 4 kërcime, derisa për tri pikë shutoi 3/4.

Ndeshja e kthimit Szczecin - Prishtina luhet më 20 mars në qytetin me të njëjtin emër në Poloni.


 
Të gjitha lajmet nga